Google ADS

Vangjel Tavo viziton Horën: Çdo fjalë e dhënë sot është një premtim i mbajtur nesër

15:50 | 1 Gusht 2024
K.B

Kandidati i Partisë Socialiste të Shqiptarisë për kryetar të Bashkisë Himarë, Vangjel Tavo ka vizituar banorët në Horë, për të diskutuar problematikat e kësaj zone.

Tavo thotë se i ka siguruar banorët që do të nis punën që në ditën e parë, për zgjidhjen e problemeve dhe zbatimin e çdo pike të programit të tij.

“Në Horë me banorë të nderuar e mikpritës duke diskutuar për problematikat e zonës dhe zgjidhjen e nevojave të familjeve dhe komunitetit. I sigurova, ashtu siç edhe e kam theksuar vazhdimisht, se që ditën e parë ne do përveshim mëngët dhe do nisim punën për zgjidhjen e problemeve dhe zbatimin e çdo pike të programit tim”, shkroi Tavo në Facebook.

Ai shton se çdo fjalë e dhënë sot është një premtim i mbajtur nesër.

Ndërkaq, burime të Arbresh.info, bëjnë të ditur se Tavo është kandidati, i cili ka gjasat më të mëdha për marrjen e Himarës.

Ndryshe, zgjedhjet për Bashkinë Himarë do të mbahen me 4 gusht, kjo pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi se ish-kryebashkiaku i zgjedhur, Fredi Beleri, nuk mund të ushtronte këtë funksion./Arbresh.info/

Të ngjashme