Vangjel Tavo pranon urimin nga Petro Gjikuria për fitoren në Himarë

19:53 | 5 Gusht 2024
E.G

Petro Gjikuria, kandidati i opozitës për Himarën ka uruar kandidatin fitues të Partisë Socialiste, Vangjel Tavo.

Kështu bëri të ditur Tavo me anë të një postimi në Facebook, duke e vlerësuar këtë gjest si akt qytetarie, shkruan Arbresh.info.

Ai pranoi se ka pritur se Gjikura po telefononte për të pranuar ftesën time publike për t’iu bashkuar programit tonë të drejtimit të Bashkisë Himarë në pozicionin e zëvendëskryetarit.

“Sot Himara kishte një arsye të madhe për t’u gëzuar sepse ishte ajo fituesja e 4 gushtit, sikurse edhe unë e kisha dhe e kam zemrën plot nga mesazhet e pafundta të urimeve nga shumë e shumë banorë të Himarës, e mbështetës brenda e jashtë vendit.  Por, një shkëndijë më shumë e këtij gëzimi ishte edhe telefonata juaj e urimit e para pak orëve. E vlerësova shumë dhe e pranova sinqerisht si një akt qytetarie dhe si sjellje e një njeriu me mendësi të hapur perëndimore, por, pa e mohuar, e prita edhe me shpresën se po më telefonoje për të pranuar ftesën time publike për t’iu bashkuar programit tonë të drejtimit të Bashkisë Himarë në pozicionin e zëvendëskryetarit.”, u shpreh ai.

Megjithatë, Tavo shprehu keqardhje për reagimin e kundërshtarit të tij.

“Por, pritshmëria ime e lartë ndaj teje zgjati vetëm pak e tani jam i keqardhur për reagimin tënd, a thua se Himara është një fushë betejash ku përballen ushtri armike dhe jo alternativa politike dhe qytetare, si në të gjithë Shqipërinë demokratike. “, shtoi ai.

Humbi përballë Tavos, reagon Petro Gjikuria: Patëm një betejë të madhe

Ai tha se këtë herë ka pasur më shumë votues se vjet.

“Të kujtoj i dashur, se këtë herë në Himarë pati më shumë votues se sa vjet, kur qeveria e kishte shtyrë afatin e skadimit të kartave të identitetit. Dhe rezultati është ky që është, produkt i vullnetit të lirë të qytetarëve, ndërkohë që nuk pati se as nuk kishte si të kishte mijëra zgjedhës të cilëve iu mohua e drejta, pasi koha e votimeve 99.99% ka ikur me diktaturën.”, shkroi Tavo.

Tutje, kandidati fitues përmendi edhe faktin që disa persona nuk mund të votonin shkaku i dokumenteve të identitetit të skaduara.

“Po, e vërtetë! Pati disa dhjetra qytetarë, votues të tutë dhe të mitë, që nuk mundën të votonin për shkak të dokumentave të skaduar të idenditetit, për të cilët kush e dëgjoi thirrjen e ministrisë së brendshme dhe e rinovoi mundi edhe të votonte normalisht. “, tha ai.

Më tej, Tavo i kërkoi Gjikurias që të mos largohet por të qëndrojë në pozicionin e nënkryetarit të bashkisë.

‘Do të isha shumë i nderuar nëse do ta pranoje propozimin tim, ndërsa në rast të kundërt të uroj megjithë zemër rrugë të mbarë për Amerikë dhe suksese atje. Por në të gjitha rastet le të mbetemi në kontakt dhe për Himarën mos u shqetëso, sepse është në duart të sigurta dhe ka mbështetjen e padiskutueshme të Edi Ramës dhe Partisë Socialiste.”, përfundoi Tavo./Arbresh.info/

Të ngjashme