Në përmbyllje të fushatës elektorale, Vangjel Tavo shprehet edhe më i bindur për një fitore të thellë të dielën e 4 gushtit në zgjedhjet e pjesshme vendore të Himarës.
“Unë nuk bëj sondazhe, sepse nuk jam i fushës për sondazhe, sepse unë jam politikan. Si politikan, me nuhatjen e politikanit të vjetër, mund t’ju them se fitorja do jetë e thellë dhe këtë e kam parë në takimet që kam bërë, mënyrën se si njerëzit më kanë pritur”, tha ai,
Në një intervistë për ABC News, nga Dhërmiu kandidati socialist ka deklaruar se këtë siguri ja kanë dhënë qytetarët himariotë gjatë kësaj periudhe të cilët I kanë hapur derën dhe zemrën.
Ai thotë se në këtë fushatë është inkurajuar edhe nga miqtë e tij grekë, por deklaron se Athina zyrtare nuk ka ndikuar aspak në këtë fushatë për asnjërin nga kandidatët, ndonëse e ka ndjekur me vëmendje.
Tavo vlerëson bashkëpunimin me Belerin si eurodeputet, ndërsa thotë se më 5 gusht fton si pjesë të stafit të tij në bashki Petro Gjikurinë.
Musk konfirmon funksionalizimin e Starlink-ut në Kosovë R...
Antidroga në Prishtinë gjen një sasi të kokainës dhe një rev...
Starlink në Kosovë, Kurti: Një hap i madh për infrastrukturë...
Kurti dhe Murati mbajnë konferencë për media
Gjuajti disa herë në ajër dhe e hodhi armën nga vetura, arre...
Drita pret Feronikelin ’74, në Suharekë luhet derbi i qyteti...