Me 4 gusht 2024 do të mbahen zgjedhjet për kryetar në Bashkinë e Himarës.
Kandidati i Partisë Socialiste, Vangjel Tavo u ka premtuar qytetarëve se pas 4 gushtit, Himara do ketë avokatin e vet në të gjitha institucionet shtetërore e më tej, përcjell Arbresh.info.
Sipas Tavos, 4 gushti do të jetë një zgjidhje për shqetësimet dhe nevojat e qytetarëve në Bashkinë e Himarës.
Postimi i plotë:
𝐓𝐞̈ 𝐧𝐝𝐞𝐫𝐮𝐚𝐫 𝐛𝐚𝐧𝐨𝐫𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐇𝐢𝐦𝐚𝐫𝐞̈𝐬,
4 gushti është një mundësi për të na bashkuar. Ne do punojmë së bashku në shërbim të Himarës. 4 gushti nuk është thjesht ZGJEDHJE por ZGJIDHJE për të gjitha shqetësimet dhe nevojat tuaja.
Unë ju premtoj se pas 4 gushtit Himara do ketë avokatin e vet në të gjitha institucionet shtetërore, e më tej.
Si kryetar i Bashkisë, unë ju zotohem se Bashkia e Himarës do jetë Bashkia juaj. Dhe dera e zyrës sime do të jetë gjithmonë e hapur për të gjithë ju.
Një e ardhme më e mirë, më e paqtë, më e bashkuar dhe më e begatë, na pret përpara për Himarën.
Ju jam mirënjohës për mbështetjen tuaj.
E ndihem thellësisht i nderuar që do ju shërbej si Kryetar i Bashkisë së Himarës.
Ju faleminderit./Arbresh.info
Komiteti Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve mbajti taki...
Kosova në vazon e katërt në shortin e kualifikimeve për Kamp...
Hapet selia e re e Shoqatës Humanitare Bamirësie “Bereqeti”
“M’shurdhofsh”, reagimi epik i Xuxit ndaj Burimit
Aliu: Kemi eliminuar burokracinë, kemi reduktuar dokumentaci...
Oficeri i FSK-së, diplomon në SHBA