Kandidati i Partisë Socialiste për kryetar në Bashkinë e Himarës, Vangjel Tavo ka vizituar fshatin Borsh.
Tavo ka thënë se e ka shprehur hapur përpara banorëve planin e punës si Kryetar i Bashkisë Himarë pas 4 gushtit.
“Në Qazim Pali, Borsh, duke dialoguar e duke shprehur hapur përpara banorëve planin e punës sime si Kryetar i Bashkisë Himarë pas 4 gushtit. Çdo fjalë me banorët sot vlen me një premtim të mbajtur ndaj tyre nesër. Fjala ime dhe Programi im i qartë, konkret e i detajuar Për Drejtimin e Bashkisë janë një kontratë publike në përmbushjen e të gjitha premtimeve pas 4 gushtit”, shkroi Tavo në Facebook./Arbresh.info/
Xuxi: Për nga profesioni, më së shumti kishte hoxhallarë në ...
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton