Valë arrestimesh të zyrtarëve të lartë, çfarë po ndodh në Ministrinë e Drejtësisë

08:29 | 6 Shkurt 2019
Arbresh.info

Katër ish-zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë janë vënë në pranga me akuzën e abuzimeve me tendera.
Mësohet se arrestimi i tyre është bërë pas përfundimit te një hetimi nga ana e Prokurorisë së Tiranës.

“Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë në funksion të hetimeve të kryera për procedurat e tenderimit në Ministrinë e Drejtësisë për periudhën kohore 2016-2017, ka marrë në hetim 12 persona të dyshuar për veprat penale të Shpërdorimit të detyrës, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe Shkelje e barazisë së pjesmarrësve në tendera, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal”, thuhet ne njoftim.

Ndërkohë, “Neës 24” ben me dije se ne pranga janë vene Juliana Hoxha ish sekretare e Përgjithshme, Aurel Lamçe, drejtori i Shërbimeve Mbështetëse dhe dy specialiste IT, Lysien Ali dhe Arlind Alikaj.

Mësohet se hetimet janë shtrirë ne 5 tendera:

Mirëmbajtja dhe mbikëqyrja e sistemit ICMIS në 7 Gjykatat Administrative;

Përmirësimi i sistemit të mbikëqyrjes elektronike në fushën penale;

Përmirësimi, Zhvillimi dhe Mirëmbajtja e Regjistrit Noterial Shqiptar;

Sistemi i Monitorimit me kamera për burgun e Lezhës dhe Fushë Krujës;

Përmirësimi dhe mirëmbajtja e sistemit elektronik të çështjeve të përmbarimit.

Shkeljet janë evidentuar fillimisht nga grupi i inspektimit të Ministrisë së Drejtësisë, e më pas dhe nga grupi i inspektimit të Ministrisë së Financave./panorama

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme