Valbona turistike ‘mbytet’ nga koronavirusi

20:45 | 31 Mars 2020
Arditë Shkodra

E ngrirë dhe më e ftohtë se kurrë edhe pse ka ardhur Pranvera. Valbona turistike nuk është parë kështu kurrë më parë në këtë periudhë të vitit.

Ftohtësinë ia shton mungesa e njerëzve. Bujtinat janë mbyllur. Shumë vende pune janë humbur.

Kjo zonë jeton me turizmin prej vitesh, por me shpalljen e pandemisë të gjitha rezervimet u anuluan.

Sherif Margjeka, sipërmarrës i një prej 30 bujtinave, thotë se në këto kushte ka lindur nevoja që qeveria të mendojë një paketë ndihme edhe për ta.

Shumë banorë të Valbonës kanë ngelur pa punë, të gjithë janë kryefamiljarë dhe të rinj që mbajnë familjet e tyre duke punuar në restorantet dhe bujtinat e zonës.

Për ta, bukuria mahnitëse e kësaj zone ka kuptim vetëm kur ajo është e mbushur me vizitorë, të cilët shpresojnë se do të kthehen sa më shpejt.

Turizmi është një ndër sektorët më të goditur nga koronavirusi dhe humbjet prej tij do të rëndojnë buxhetin, nëse pandemia do të zgjasë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme