As hijet e pemëve, uji i ftohtë apo çadrat nuk mjaftuan për t’i bërë ballë ditës më të nxehtë të Qershorit. “Vala e ferrit” siç e cilësojnë sinoptikanët valën afrikane, shënoi këtë të enjte një rekord prej 42 gradësh në qytetin e Kuçovës. Thuajse në të njëjtat nivele, me 41 gradë ishte edhe Shkodra, Elbasani, Berati e Gjirokastra.
“41.6 gradë është edhe temperatura më e lartë e kësaj vale pikërisht në Kuçovë. Pothuajse gjithë ultësira perëndimore është luhatur nga 38.3 deri në mbi 40. Në të vërtetë kemi temperaturë afërsisht 40, por e kemi ndjerë si 46 gradë dhe ka qenë një ajër mbytës”.
Një sfidë e vërtetë ka qenë për qytetarët dielli përvëlues.
“Shumë vapë, kemi qëndruar me shishe uji në dorë”.
“Tmerrësisht nxehtë”.
“Shumë, shumë vapë”.
“Çfarë t’i bësh, vera kështu e ka”.
Por shpëtim nga temperaturat ekstreme nuk do të ketë as të premten.
“Nesër pritet një rënie e lehtë, thuajse e papërfillshme dhe kjo vetëm në veri të vendit, pra rënie me 0.1 ose 0.2 gradë që nuk ndjehet fare. Rënie pritet vetëm në fundjavë me të paktën 3 deri 4 gradë”.
Ndërkohë Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka paralajmëruar se për shkak të temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin ka rrezik të lartë zjarresh, sidomos në qarqet Fier dhe Berat./tvklan/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...