Vala e Covid në vjeshtë

21:24 | 11 Korrik 2022
A Z

Një tjetër valë e Covid pritet ta përfshijë Shqipërinë në vjeshtë. E teksa në vend po regjistrohen shifra të larta infektimesh me Covid, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se po merren të gjitha masat në spitale në rast të ndonjë situatë në vijim.

“Puna jonë duhet të jetë e fokusuar sepse duhet të përgatitemi për të nesërmen. Ashtu sikurse është alertuar edhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, vjeshta mund të vijë me një valë të re të covid19 dhe varianteve të reja të Omicron. Ndaj ne duhet të bëhemi gati që t’i përballojmë të gjitha ato emergjenca që mund të vijnë në të ardhmen, duke qenë të përgatitur dhe duke ndërtuar kapacitetet dhe duke i fuqizuar ato”.

Për t’ju përgjigjur emergjencave në vijim, brenda Gushtit do të hapet edhe spitali infektiv, punimet e së cilit janë drejt fundit.

“Ashtu sikurse tashmë kjo strukturë është e projektuar, do të kemi më shumë se 60% të dhomave me ajër me presion negativ. Kjo ndihmon shumë përsa i përket trajtimit të sëmundjeve infektive. Reanimacioni rrit kapacitetet duke i dyfishuar ato. Ndërkohë që gati të gjitha dhomat ofrojnë të gjitha panelet e gazrave mjekësore duke e kthyer në një moment të caktuar nëse do të na duhet dhe një spital pra, gjysmë terapie intensive”

Aktualisht në Shqipëri janë mbi 6 mijë raste aktive me Covid. 60 % e rasteve janë në tiranë, e ndjekur nga Fieri, Durrësi dhe Vlora./Tv Klan

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme