Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, kanë ndjekur nga afër vaksinimin e edukatoreve të kopshteve dhe çerdheve në Shijak.
“Kemi filluar ne edukatoret e çerdheve dhe kopshteve së bashku dhe me pedagogët, që janë pjesë e procesit të vaksininimit, të arsimtarëve dhe kemi arritur në 20 mijë arsimtarë të vaksinuar. Procesi po vijon shumë mirë në çdo bashki, janë kryer mbi 62 mijë vaksinime”, tha Manastirliu, transmeton tch.
Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja Manastirliu kanë deklaruar se prej ditës së nesërme, nis vaksinimi masiv i popullatës.
“Tani do fillojmë intensivisht dhe për prindërit edhe për vjehrrit dhe vjehrrat tuaja”, tha Kryeministri Edi Rama gjatë bashkëbisedimit me edukatoret e vaksinuara në Shijak.
Që prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 62,858 doza të vaksinës ndaj COVID19.
Arioni qan me dënesë pas largimit të Dianës
Trump cakton sekretarin e tregtisë
Kolaj nga IKD: Shteti t’i mbështesë ish-krerët e UÇK-së në H...
Diana mes lotësh largohet nga shtëpia
Gyokeres “i pamëshirshëm” për kundërshtarët, dy gola tjerë m...
Adri dhe Iliriana sonte në mbështetje të Shqipërisë