Vajza nga Pogradeci vari veten, prindërit: E dhunonte burri

16:18 | 11 Mars 2017
Arbresh.info

Vetëm një muaj më parë një 35-vjeçareje në Memlisht të Pogradecit vrau vetën.

Por prindërit e saj kanë vendosur të flasin dhe të tregojnë se çfarë fshihet pas asaj vetëvrasje.

Prindërit e 35 vjeçares pretendojnë se vajza e tyre dhunohej fizikisht nga bashkëshorti dhe sipas tyre ka qenë ky shkaku i vetëflijimit.

Teuta Sulçe tregon se vajza e saj jetonte mes presionit të vazhdueshëm psikologjik dhe dhunës fizike nga bashkëshorti, raporton albeu.om

Babai i 35-vjeçares”>35-vjeçares rrëfen ngjarjen se si një ditë para ngjarjes, kishte ndodhur një konflikt mes të bijës dhe bashkëshortit të saj dhe apelon për zbardhjen e ngjarjes, ai shprehet se dhëndri ishte ai çoi në vetëflijimin e vajzës së tij.

Nëna e dy fëmijëve, Egla Sulçe i dha fund jetës duke u vetëvarur në një ndërtesë të vjetër.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme