Vajza e cila përloti Kuvendin e Shqipërisë, Rigerta ka befasuar me fjalorin e zgjedhur ku përveç historisë së saj tregoi edhe historinë për Kristinën. Vajza nga Dibra, një vajzë fshati, e cila ka treguar me lotësh vuajtjen e gjithë grave e vajzave që si ajo jetojnë përditë mes tokës, bagëtive dhe halleve.
NJË PJESË E FJALIMIT TË RIGERTA LOKUT
“Ejani ta shikoni, ejani në fshat se nuk vend ku ka hahet më mirë se në fshatrat tanë. Në doni bukë, kripë, ushqime e zemër bio ejani në fshat. Në doni qetësi e dashni ejani në fshat por do t’ju lutesha gjithsecilit prej jush mos të vijë me një makinë të vogël por të vijë me një fuoristradë sepse fshatrat, sidomos ato fshatra që nuk janë në akset rrugore kryesorë nuk shkon dot makina. E atje ku nuk shkon makina, nuk shkon asgjë, e as jeta. Fshatrat sidomos ata të strukurit nuk kanë rrugë, rrugë si arterie gjaku që e ushqejnë dhe i japin jetë. Jepini ujë dhe rrugë fshatit dhe i keni dhënë zhvillim.
Nuk po kërkojmë asgjë tjetër: Ujë dhe rrugë. Unë kam ardhur këtu që të tregoj pse jo Gertën por kam ardhur këtu të sjell edhe Kristinën. Kristina është një bashkëfshatare e imja. Besoj se gjithsecili prej jush, sidomos ata që janë fshatarë e kanë nga një Kristinë në fshat. Ajo ka rrudha fisnike të përzhitura nga dielli, duar të çara e të ashpra si brusketat e restoranteve në qendrat urbane, sy të qeshur e të ëmbël ka Kristina.
Ngrihet para diellit e ulet shumë pas tij. Oh, ngrihet në mëngjes, mjel lopën, çel pulat, pastron vathin. Ngrihet dhe çon fëmijët në shkollë, ndoshta me furgonin që nuk vjen kurrë, ajo i përcjell më këmbë. Shet qumështin në shishet e coca-colës të lara me kujdes sepse ky është fshati. Shet ato 20 kokrra vezë, 3-4 kile rrush, domate jeshile, ato që kanë mbetur nga kopshti i mbjellë me lakra të zeza dhe presh që t’i ketë si rezervë për dimër.
Shet ashtu Kristina e ulur në rrugë dhe po t’i thoni Kristinës ju se çfarë do Kristinë të të japë shteti ty, ajo me shumë modesti do të thotë: unë dua ujë edhe rrugë. Se ka dinjitet Kristina, nuk i kërkon asgjë tjetër shtetit të saj veçse ujë dhe rrugë. E unë do t’i shtoja kërkesave të Kristinës, ujë, rrugë, shkolla dhe qendra shëndetësore efikase, e miq e shokë. E nëse ju e pyesni përsëri Kristinën kë do të votoje, do të thotë do votoja që më sillte rrugën.
Por Kristina e shkretë, që kur ishte bijë në fshatin e të atit dhe deri tani sot që është grua në fshatin e të shoqit, Kristina votoi e rivotoi ata që rrugën nuk ia sollën kurrë. E nëse do të pyesni ku është burri i Kristinës…
Ai ka punuar ca kohë në kantieret e Rilindjes Urbane por presim që fshati të rilindë, atë presim ne. Kur fshatari t’i kthehet fshatit të tij, atëherë politika ka bërë diçka madhështore për fshatin.
Olmo realizon golin e parë në Ligën e Kampionëve me Barcelon...
Rriten çmimet e vezëve, SHBA ka mungesë para festave
Si t’i manifestojmë gjërat pozitive në jetë?
Në këto vende është e ndaluar të vozitësh me xhaketë apo pal...
Pritet rritje e madhe e shitjeve të veturave elektrike
Ky lajm do t’i gëzojë fansat e PlayStation