Vajza me të bardha del e armatosur në rrugë natën, terrorizon banorët në Lezhë

23:53 | 10 Nëntor 2021
Përparim Bublaku

Një ngjarje aspak e zakontë raportohet nga Lezha!

Prej disa ditësh tashmë, banorët ankohen se një vajzë, identiteti i së cilës nuk dihet, del në orët e vona të natës, me një armë në dorë.

E reja shëtit me armën e ftohtë duke e lëvizur sa lart e poshtë, në një prej lagjeve të Lezhës.

Banorët, të cilët ndihen të frikësuar kanë bërë edhe një denoncim në polici, ndërsa Top Channel ka publikuar edhe pamjet e marra nga disa kamera sigurie pranë kësaj rruge.

Vajza e veshur me një xhup të gjatë deri në fund të këmbëve dhe me kapuçin e vënë në kokë, pasi ecën disa hapa nxjerr armën nga xhepi dhe fillon të lëvizë dorën për lart, ndalon një moment dhe më pas ulë armën e nis të ecë sërish.

Fatmirësisht në rrugë nuk ndodheshin njerëz të tjerë, ndërsa pamjet janë tejet shqetësuese.

Policia ka kryer kontrolle gjatë mbrëmjes së djeshme, për ta ‘kapur në pritë’, por qëlluan pa fat.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme