Këtë vit vaji i ullirit mund të kushtojë 100 Lekë më shumë.
Fermeri nga fshati Mollas i Elbasanit, Qamil Cerriku thotë se 300 rrënjët e tij të ullirit në këtë sezon do të prodhojnë vaj sa gjysma e vitit të shkuar. 2020 ishte sezoni i artë për fermerët që kultivojnë ulli, Qamili thotë se në pemë më shumë kishte kokrra ulliri se sa gjethe, ndërsa 2021 është krejtësisht i kundërt.
Qamil Cerriku: Tek ky bllok këtu kam 300 rrënjë, kam mbjellë një varieteti ulliri shumë të veçantë, e kam sjellë nga Kreta, Koronei e kam emrin. Ky ulli bën vaj shumë të mirë, i cili ka shije të jashtëzakonshme. Vjet ka qenë prodhim shumë i mirë, vetëm nga kjo parcelë kam marrë 15 kuintal vaj, ndërsa këtë vit ka më pak ulli sepse kështu është pema e ullirit një vit bën shumë dhe një vit pak. Nga këtu pretendoj të marr 8 kuintal vaj. Vjet ullirin e shita me 5 mijë Lekë të vjetra litrin ndërsa këtë vit mendoj 6 mijë Lekë litri. Pas prodhimit të pakët në ullishte, Qamiln e prejt një tjetër sfidë, në fshat nuk ka punëtor bujqësie. Të gjithë të rinjtë e zonës shkojnë të mbledhin ullinj të Greqi, të vetmit që mbesin janë të moshuarit.
Qamil Cerriku: Këtu vuajmë për fuqi punëtore, është shumë problem pasi të rinjtë shkojnë punojnë në Kallamtë të Greqisë. Atje paguhen shumë mirë marrin 40 euro për ditën e punës , kurse këtu 15 mijë Lekë. Ne e kemi zgjidh punën me njëri tjetrin, krushku nuk vjen më vetëm si mik, më ndihmon të mbledh ullirin. Më pas shkoj unë tek ai, nuk kemi se çfarë të bëjmë./tch/
Çfarë nuk i pëlqeu Gjestit te Xheneta gjatë darkës?
Hapet tregu i gjelave të detit në Baldushk, Veliaj: Konsumon...
Pacolli uron festat e fundvitit: Gëzim dhe harmoni për të gj...
Murati: Do të përkrahim punëtorët e sektorit privat
Helikopteri godet ndërtesën e spitalit në Turqi, konfirmohen...
“Nuk ia ndjen hiç për mua”, Gjesti i acaruar me Xhenetën, te...