Ushtronte aktivitet kriminal në qytetin e Korçës, vihet në pranga 35-vjeçari

10:11 | 20 Shtator 2020
Arbresh.info

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal të shpërndarjes së drogave të forta, pas një hetimi disa mujor të kryer nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, finalizuan operacionin antidrogë të koduar “Përsëritësi”.

Në pranga u vu shtetasi me iniciale Z. Q, 35 vjeç banues në Korçë. Sipas njoftimit të policisë i arrestuari ka qenë dhe subjekt i OFL-së, ku i është dorëzuar dhe formulari për deklarimin e pasurisë. Gjithashtu me dije bëhet se po procedohen penalisht në gjendje të lirë edhe 7 shtetas të tjerë.

Njoftimi i plotë i policisë:

Operacioni pas një hetimi disa mujor zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë në drejtimin e Prokurorisë së Rrethit, për goditjen e shpërndarjes së drogave të forta në qytet.
Kapet dhe vihet në pranga 35-vjeçari, poseduesi i lëndës narkotike dhe organizator i shpërdarjes së saj.
35-vjeçari i dënuar më parë për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe është edhe subjekt i OFL-së, ku i është dhënë formulari për deklarimin e pasurisë.

Gjithashtu procedohen penalisht në gjendje të lirë 7 shtetas të tjerë.
Sekuestrohet sasi e dyshuar heroinë në gjendje të ngurtë dhe e ndarë në doza gati për shitje, kokrra metadoni dhe sasi prokusori.
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal të shpërndarjes së drogave të forta, pas një hetimi disa mujor të kryer nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, finalizuan operacionin antidrogë të koduar “Përsëritësi”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

• Z. Q., 35 vjeç, banues në Korçë (i dënuar më parë për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve), subjekt i OFL-së për të deklaruar pasurinë.
Si edhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj 7 shtetasve të tjerë.
Nga veprimet hetimore të kryera dhe provat ligjore të grumbulluara gjatë operacionit, rezultoi se shtetasi Z. Q., është poeseduesi dhe organizatori i shpërndarjes së lëndëve narkoitke, i cili nëpërmjet 7 shtetasve të tjerë bënte shpërndarjen e sasive të drogave të forta në qytet, të llojit heroinë dhe metadon, sasi të cilat këta shtetas i blinin tek 37-vjeçari dhe më pas e shisnin tek persona të tjerë, kundrejt fitimit.

Gjatë operacionit dhe kontrollit në banesë, Policia ka sekuestruar lëndë narkotike heroinë, një pjesë e ndarë në doza gati për shitje dhjetra kokrra metadoni, si edhe një sasi lënde e dyshuar si prokusor.
Shtetasi i mësipërm, aktualisht rezulton i dënuar me kusht, për një periudhë prej 3 vjet e 6 muaj, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, si edhe është subjekt i OFL-së ku i është dërguar formulari për deklarimin e pasurisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për hetime të mëtejshme./tch/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme