Policia e Shtetit ka publikuar sot pamjet e arrestimit të një shtetasi 42 vjeç në qytetin e Fierit, të shpallur në kërkim për veprën penale dhunë në familje.
Në një postim në rrjetet sociale, policia ka njoftuar se vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë policore, bënë kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim Robert Bego, 42 vjeç, banues në Hamil, Fier”, ka shtuar policia.
“Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë me vendim të datës 23.11.2021 e ka dënuar me 1 vit burgim për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë ndaj ish të dashurës së tij”, njofton policia.
Ky shtetas iu dorëzua Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë për veprime të mëtejshme./arbresh.info/
Hiqet ndalesa për kamionë në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit
Arrestohet gjenerali i Assad, përgjegjës për dhënien e mijër...
Lukashenka fal 20 të burgosur
Gërvalla: Liberalizimi i vizave si rezultat i luftës ndaj ko...
“Sonte nuk jom ‘kingu’, jom baba”, Gjesti flirtues ndaj Xhen...
Kurti me thirrje për ambasadorët: Historinë e Kosovës tregoj...