Një 62-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Gëziq të Mirditës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortës së tij.
62-vjeçarja me inicialet F.GJ, ka bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë, se bashkëshorti i saj Gj. Gj., 62 vjeç ka ushtruar dhunë ndaj saj.
Pas kallëzimit Policia ka kryer një kontroll në banesën e tyre ku është gjetur dhe sekuestruar një armë gjahu, me leje, dhe një sasi municioni luftarak.
Shtetases F. Gj. iu lëshua urdhri i menjëhershëm i mbrojtjes.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme./Top Channel/
Qeveria mban mbledhje elektronike, merr dy vendime
Agjenda e mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe...
Foda: Kosova më nuk do të tolerojë të ofendohet
Pacolli: Ministër Peci, reagimi emocional mund të japë përsh...
Mos e përdorni këtë fjalëkalim pasi hakerit do t’i duhet vet...
Reali do ta huazojë Endrickun, pesë klube pas yllit brazilia...