Teksa vendet e rajonit si Serbia dhe Greqia janë kujdesur të tregojnë forcën e tyre ushtarake, duke organizuar madje edhe stërvitje me qindra trupa dhe artileri të rëndë në kufij, duket se edhe ushtria shqiptare ka vendosur të shfaqë potencialin e saj.
Kështu, në ambientet e jashtme dhe të brendshme të Pallatit të Kongreseve zhvillohet Panairi për Sigurinë dhe Mbrojtjen, ku Forcat e Armatosura kanë një pavijon.
Në fotot e mëposhtme shihet se pjesa e bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, përballë Presidencës, është mbushur me mjete të rënda të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...