“US Travel Weekly”: Amerikanët zgjedhin Shqipërinë për pushime

11:45 | 8 Qershor 2024
E.K

Udhëtarët amerikanë po zgjedhin Shqipërinë për të pushuar. Ata po i kushtojnë shumë vëmendje kostove dhe mënyrës se si ata po i organizojnë pushimet e tyre evropiane thuhet në një artikull të revistës amerikane “US Travel Weekly”.

Sipas një raporti të publikuar nga “Instituti Ekonomik Mastercard”, turistët pavarësisht nga të ardhurat amerikanët po fokusohen më shumë tek “kostot” e udhëtimit që planifikojnë të bëjnë jashtë vendit këtë verë, duke ndryshuar destinacionin ku zakonisht zgjedhin të vizitojnë, si dhe kur do të shkojnë dhe sa kohë do të qëndrojnë.

Por, dëshira për t’i dhënë një rëndësi më të madhe kostos është veçanërisht e fortë në Evropë, ku çmimet mbeten më të larta se zakonisht për shkak të rritjes së kërkesës dhe inflacionit.

Pa shenja të uljes së çmimeve në horizont, ekonomistët e “Mastercard” thonë se turistët kanë filluar të bëjnë zgjedhje të ndryshme në vende më pak të njohura, si Shqipëria.

Turistët po zgjedhin të vizitojnë destinacione që janë më të përballueshme në Evropë gjatë pikut të sezonit veror, me vende si Shqipëria dhe Kroacia ndër ato me rritjen më të lartë të trafikut të fluturimeve që nga viti 2019.

“Linjat e fluturimeve drejt Shqipërisë janë dyfishuar, duke rritur numrin e turistëve nga 12 milionë në 2019 në 17 milionë në 2023”, thuhet në raport.

Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, renditet e treta, pas Mynihut dhe Tokios, në listën e qyteteve kryesore në trend që turistët po rezervojnë fluturime për këtë verë midis qershorit dhe gushtit./Klan News

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme