Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë në aeroportin e Rinasit për ta pritur presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Teksa ka publikuar një fotografi në Facebook, shefi i qeverisë shqiptare, ka shkruar “Ursula po vjen apo jo?”.
“Në Rinas, për të pritur Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen”, ka shtuar tutje Rama.
Ndërkohë, Von der Leyen në pjesën e parë të ditës qëndroi në Prishtinë ku është pritur nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, dhe me kryeministrin Albin Kurti.
Von der Leyen tha se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim të vizave, dhe ritheksoi mbështetjen për Kosovën në këtë aspekt.
LEXO EDHE:
Von der Leyen: Kosova e ka rikonfirmuar edhe një herë se ka përmbushur kriteret për vizat
Osmani i ankohet Von der Leyer për vizat: BE-ja të marr masa për integrimin e Ballkanit në BE
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...