Google ADS

“Uroj që qetësia të vijojë deri në momentin e fundit”, voton Vangjel Tavo: Himariotët të votojnë projektin më të mirë

10:55 | 4 Gusht 2024
E.H

Kandidati i Partisë Socialiste për kryebashkiak në Himarë, Vangjel Tavo ka votuar këtë të diel.

Ai para mediave të Shqipërisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin masivesh në votime.

“Sot e ka fjalën Himara dhe himariotët, proces i qetë, uroj të vazhdojë deri në momentin e fundit, uroj që të vijojë deri në momentin e fundit qetësia ashtu siç ka mbizotëruar edhe gjatë fushatës. I bëj thirrje të dalin masivisht në votime, të votojnë projektin më të mirë për Himarën dhe himariotët kudo që ndodhen”, tha Tavo./tch

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme