Ajo është një nga femrat më të njohura në sferën politike me një karrierë të gjatë mbi supe gati 26-vjeçare. Është konsideruar si ”Zonja e hekurt” shqiptare duke e paralelizuar në këtë mënyrë me Margaret Thatcher.
Ka mbajtur role të rëndësishme si kryetare e Parlamentit dhe nënkryetare e grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Por përtej anës politike, tek deputetja sharmante Jozefina Topalli fle një anë e butë dhe e ndjeshme që nuk nguron ta nxjerrë herë pas herë në rrjete sociale, ku është aktive dhe ndan herë pas here kujtime nga rinia dhe familja.
Të njëjtën gjë ka bërë edhe sot, duke ndarë për ndjekësit e saj disa foto të rralla nga fëmijëria dhe marrëdhënia e veçantë që ka me mamanë. Ja çfarë shkruan Topalli në Facebook-un e saj :
Gëzuar festën e mamave!”Janë shtylla e familjesJapin dashni pa pretendimeVuajnë në heshtjeDhe jane përherë gati me fal…”Edhe në shtrat, si magneti na mbledh gjithë bashkë
Lufta në Ukrainë/ Shtatë të vrarë nga sulmet ruse në Sumi, m...
Zaragoza me replikë për Tuchelin: Futbolli luhet me këmbë jo...
Murati jep detaje për dixhitalizimin e fiskalizimit: Mund të...
Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë, policia arreston bashkëmosha...
Lansohet dixhitalizimi i fiskalizimit, Murati: Projekt i rën...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 700 gjoba trafiku për 24 orë