Komisioni Europian ka njoftuar sot se qytetarët e Kosovës shumë shpejt do të lëvizin të lirë nëpër Europë, duke u hequr vizat.
Lajmi ka gëzuar politikën e Prishtinës, por edhe atë në Tiranë.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka përshëndetur vendimin e marrë nga KE-ja, ndërsa thotë se është edhe vlerësim për punën e rëndësishme të bërë nga autoritetet dhe qytetarët e Kosovës.
Urimi i ish-kryeministrit Sali Berisha për Kosovën:
Një urim të përzemërt për qytetarët dhe autoritetet e Kosovës!
Të dashur miq, sot Komisioni Europian njoftoi lajmin e shumëpritur dhe plotësisht të merituar për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.
Ky është një vlerësim i drejtë i arritjeve reale të rëndësishme të autoriteteve dhe qytetarëve të Kosovës në plotësimin prej kohesh të standardeve që bëjnë të mundur një vendim të tillë historik.
Urime të përzemërta!
Pas shikimit të video-incizimeve, avokati i Andi Pajazitit t...
Kurti në Llap tregohet kreativ: PO, DUJE VV
Tragjedi në tryezën e Krishtlindjeve në Brazil/ Tre të vdeku...
“15 minuta për 15 jetë”: Studentët në Serbi kërkojnë llogari...
SPAK-u kërkon që Sali Berisha të kthehet në arrest shtëpie
De Jong drejt transferimit në Arabinë Saudite? Agjenti i tij...