Në prag të ndërrimit të viteve kryeministri Rama vjen me një mesazh urimi për të gjithë shqiptarët, për Vitin e Ri 2021.
Rama u shpreh se 2020 ishte viti më i vështirë, për shkak të pandemisë dhe tërmetit, duke shtuar se pas goditjeve, dolëm më të fortë.
“Po mbyllet edhe ky vit dhe si në asnjë vit tjetër në jetën tonë festat e këtij viti po i kalojmë mbyllur herët në shtëpi. As mesnata e fishekzjarrëve nuk do të ndodhë këtë herë. Për ne shqiptarët, koronavirusi ishte një kafshatë e pakapërdishme pas tërmetit të 26 nëntorit. Gjyshërit u kërcënuan në jetën e tyre, fëmijët e ndaluar në shkollimin e tyre. Mijëra prindër humbën punët e tyre.
Jam krenarë për bluzat e bardha sepse falë tyre dhe falë jush luftuam dhe po luftojmë dhe t’ja dalim më të fortë, qëndruam dhe i rezistuam goditjes së egër të tërmetit, sot shkollat e shembura po rilindin. Po rilindim për ditë më të bukur dhe më të forta edhe shtëpitë e goditura nga tërmeti.
Puna vazhdon çdo ditë dhe çdo natë deri kur të hapet dera e fundit për familjet e prekura nga tërmet”, u shpreh Rama.
Kryeministri më tej foli edhe për vaksinën ndaj Covid-19, duke thënë se do jetë falas dhe pa detyrim. Kreu i qeverisë thekson se fillimisht do të vaksinohen grupet më të rrezikuara që nis me bluzat e bardha.
“Beteja jonë vazhdon me sigurimin e vaksinës kundër armikut të padukshëm. Si kudo në botë, do të nisë me grupet më të rrezikuara, bluzat e bardha, mësuesit, punonjësit e policisë. Vaksina do të jetë falas dhe jo e detyrueshme. Kjo nuk luftë nuk do të mund të mbarojë në fund të vitit të ardhshëm”- theksoi Rama.
Ai u shpreh se vitin e ardhshëm, biznesi i vogël do ta nisë me zero taksa, ndërsa mjekët do të marrin paga më të larta.
“Ky vit e ka goditur fort ekonominë dhe punën. Por imagjinojeni vetëm për një çast sikur dy goditje të njëpasnjëshme të na kishin ndodhur 7 vjet më parë do të ishte e pamundur të përballonim pasojat e njërit dhe plagëve të tjetrit, por ne po i përballojmë.
Nga janari bluzat e bardha do të marrin një pagë 40% më shumë. Jemi krenar për ta. Ky vit e ka goditur fort ekonominë dhe punën. Nga janari, paga minimale do jetë 30 mijë lekë të reja. Ka shumë punë për të bërë por më besoni se falë karakterit dhe bashkimit të fuqive tonë të keqen e kemi lënë pas”, shtoi më tej, duke dhënë në fund një mesazh urimi për të gjithë shqiptarët: “Gëzuar Vitin e Ri dhe qoftë një vit sa më i mbarë. Kjo qoftë dekada më e mbarë për historinë tonë. Zoti bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët”./TCH
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...