Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka përcjellë një mesazh urimi për vitin e ri 2021 për qytetarët shqiptarë duke cekur ngjarjet që shenjuan marrëdhëniet dypalëshe në vitin që po lëmë pas.
Në një video të shpërndarë në faqen e saj zyrtare, ambasada thekson se marrëdhëniet mes dy vendeve u forcuan në 2020 pasi pati shumë arritje.
Ndalur tek lufta kundër COVID, ambasada përmend asistencën e dhuruar në ndihmë të shqiptarëve. Ajo cek edhe reformën zgjedhore, traktatin e esktradimit, Gjykatën Kushtetuese, SPAK etj.
Referuar bërjes funksionale të Gjykatës Kushtetuese brenda vitit 2020, SHBA thekson se shpreson që përmbushja e këtij kushti të BE-së ta çojë Shqipërinë drejt konferencës së parë ndërqeveritare.
Urimi i Ambadadës së SHBA
Pavarësisht sfidave të paprecendeta në vitin 2020, marrëdhnëia midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë u rrit. Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria patën shumë arritje këtë vit dhe më poshtë janë vetëm disa nga më të rëndësishmet.
Luftuam së bashku COVID-19.
Përballë një pandemie të shfrenuar, asistenca e SHBA i ndihmoi partnerët tanë shqiptarë për të parandaluar, frenuar dhe për t’iu përgjigjur COVID-19 në Shqipëri. Shtetet e Bashkuara ofruan thuajse 2.5 mln dollarë asistencë, përfshi një pajisjes të re për testet PCR., mbi 32 mijë kite, pajisje higjienike, inkubatorë, trajnim për personelin mjekësor si dhe automjete për të ndihmuar në testimet dhe gjurmim. Ky partneritet i ndihmoi shqiptarët të ishin më të mbrojtur, më të trajnuar dhe më të aftë për ta luftuar pandeminë.
Riatdhesimi i shtetasve të SHBA
Ambasada në bashkëpunim të ngushtë me qeverinë e Shqipërisë dhe partnerë të tjerë , kyç vendorë, punoi pa u lodhur për të riatdhesuar mbi 220 nënshtertas të SHBA dhe persona me leje të përhershme qëndrimi
Traktati i ekstradimit
Në dhjetor, SHBA dhe Shqipëria nënshkruan një traktat ekstradimi të ri për të ofruar një kuadër modern që u jep mundësi SHBA dhe Shqipërisë për t’u përballur në mënyrë më të efektshme me sfidat dinamike që paraqet krimi ndërkombëtar
Akademia e transparencës SHBA-Shqipëri
Për t’iu kundërvënë korrupsionit, HSBA akorduan një grant prej 10 milionë dollarësh për të ngritur Akademinë e Transparencës SHBA-Shqipëri që do të përfshirë programe për llogaridhënien, mbikëqyrjen në menaxhimin e financave
Reforma Zgjedhore
Ambasada e SHBA me partnerët tanë në delegacionin e BE-së dhe ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar ndihmuan partitë politike të Shqipërisë të arrinin marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. Fryma e Kompromisit dhe përfshirjes në atë marrëveshje është model për perqasje ndërpartiake të vazhduara për të çuar përpara integrimin europian të Shqipërisë
Gjykata Kushtetuese
Ky ishte një vit i madh për reformën në Drejtësi. Jemi krenarë për mbështetjen tonë për të gjitha palët e përfshira në rivendosjen e funksionalitetit të Gjykatës Kushtetuese. Shpresojmë që përmbushja e këtij kushti të BE-së do çojë së shpejt në konferencën e parë ndër-qeveritare
SPAK
Viti 2020 po ashtu shënoi fillimin e ndjekjes penale të zyrtarëve të nivelit të lartë dhe grupeve të krimit të organizuar si dhe konfiskime rekord të pasurive./abcnews.al
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...
Kurti pret në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së
Shtyrje dhe rrahje mes deputetëve në Parlamentin serb
Peci dorëzohet para presionit publik: Anulon grantet për kës...
Llapi befason Dritën në Gjilan, merr avantazhin në pjesën e ...