Pak ditë më parë, krimi ekonomik goditi falsifikimin e biletave të disa linjave urbane në kryeqytetet. 8 persona janë arrestuar, ndërsa dëmi qe i është shkaktuar shtetit, llogaritet në miliona lekë.
Por çfarë mendojnë qytetarët, ata që preken direkt nga pasojat e operacionit “Bileta e falsifikuar”?
“Ne bëjmë një gabim të vogël e na fusin brenda, këta vjedhin shtetin dhe janë rehat”, shprehet një zonjë.
“Korrupsion i madh. Ata janë jashtë, jo në burg, lëre se ç’thonë këta. Kanë paguar prokurorë e gjyqtarë dhe kanë ikur”, thotë një zotëri.
“Kam mbi 10 vite që përdor Yzberishtin, s’mbaj mend një autobus me kondicioner”, tregon një tjetër.
“Vajzën e kam invalide, nuk ma njohin librezën faturinot. Këta veçse vjedhin për vete. Biletat vetëm i shtenjtojnë, duke vjedhur nëpër xhepat tanë. Rrisin tarifat të vjedhin për vete. Kondicioneri ndizet, por nuk ndihet”, deklaron një tjetër zonjë, që bën fresk me erashkë.
“Kështu ecën në Shqipëri, kështu që nuk ka çudi. Ato taksa që bashkia do na i bënte rrugë, kopshte, ujësjellësa përfundojnë në xhepat e hajdutëve,” tregon dikush.
E ndërsa një tjetër mendon:
“Bileta elektronike është zgjidhja, nuk e di çfarë presin, pse nuk e bëjnë”.
Ashtu si çdo fund muaji ka nisur edhe shitja e aboneve mujore, që tani e tutje do të tregtohen në kioska dhe jo rrugëve, siç e kemi hasur deri më sot.
“Po i shesin në kioskë dhe jo dorazi apo fatorinoja”, thotë një zonjë.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...