Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është i pranishëm në prezantimin e programit “Urat e reja për Shqipërinë 2030”. Një program i ri zhvillimi i pronave publike, për të ndërtuar përmes partneriteteve me sipërmarrjen private vepra të reja të infrastrukturës publike, administrative, turistike, kulturore e sociale
Në aktivitet, që po zhvillohet në Tiranë marrin pjesë ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja dhe drejtoresha ekzekutive e “Albanian Investment Corporation”, Elira Kokona. I pranishëm është edhe kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Rama tha se, “ky është prezantim i i një faze të re e programit të zhvillimit të pronave publike në funksion të përmirësimit të kushteve të administratës shtetërore, lidhur me hapësirat e punës dhe po ashtu në funksion të krijimit të partneriteteve të cilat do të japin mundësi që nga zhvillimi i pronave publike të përfitojë drejtpërdrejtë financiarisht edhe sektori publik”.
“Besoj që të gjithë i keni parasysh ende sot e gjithë ditën skelete fabrikash, apo ndërmarrjesh të vjetra që vijojnë të cenojnë peizazhin tonë dhe janë shëmbëlltyra të proceseve të shkuara të privatizimeve, të cilat në një pjesë të konsiderueshme nuk kanë sjellë asnjë rezultat tjetër përveç degradimit të mëtejshëm të këtyre aseteve”, tha Rama.
Ndërkohë që, shtoi Rama, “ne jemi sot këtu për të ndarë me ju një qasje tërësisht tjetër të bazuar në eksperiencat dhe praktikat më të mira ndërkombëtare, nisur posaçërisht nga eksperiencat e Italisë dhe të Spanjës, të cilat prej shumë e shumë vitesh kanë ngritur struktura të ngjashme me strukturën e Korporatës Shqiptare të Investimeve, ose siç e quajmë edhe ligjërisht Albanian Investment Corporation, struktura që janë pikërisht në dispozicion të sektorit publik dhe shërbejnë si ura shumë të fuqishme për ndërveprime dhe bashkëpunime komplekse me sektorin privat”./atsh.al
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...