Puna për rrugën e Arbrit, e para që u dha me koncesion sipas partneritetit publik-privat po ecën sipas parashikimeve. Ky është tuneli numër pesë, që ndodhet në kilometrin e 30-të.
Ai është i hapur plotësisht, nga koncesionari Gjoka Konstruksion, sapo përfundon tuneli në drejtim të Dibrës nis një prej veprave të artit, më të rendesishme të këtij projekti.
Aktualisht po vendosen elementet e fundit që do të bashkojnë dy anët e urës, e cila është një nga veprat më të vështira për t’u ndërtuar të rruga e Arbrit, e lartë 152 metra mbi nivelin e lumit dhe me një gjatësi prej 316 metrash.
Ura e Vashës ka marrë formë të plotë me bashkimin e shpateve të malit. Në dy anët e saj gjenden tunele, dhe përfudimi i lidhjes është një datë për t’u shënuar për projektin. “Kompania ndërtuese, Gjoka Konstruksion ka arritur të realizojë një vepër unike”, thotë drejtuesi teknik i punimeve, inxhinier Mihallaq Spirollari.
Në këtë urë janë kryer 57 mijë metër kub gërmime në shkëmb, në një terren jashtëzakonisht të veshtirë, dhe kur them i vështirë është një meritë e veçantë e atyre që kanë marrë pjesë, që kanë realizuar ato punime, sepse ka qenë tepër e vështirë që të kryhen ato punime. Gjithashtu janë 19 mijë metër kub mbushje, 11 mijë metër kub betonime, 1100 ton hekur betoni. 2200 ton është pjesa e konstruksionit metalik që është duke përfunduar prapa meje. Hapësira e dritës kryesore, ajo që lidh dy brigjet është 168 metra e gjatë. Është një rast teper unik për urat në Shqipëri, por ndoshta edhe në rajon do të thoja”, shprehet Spirollari.
Pranë urës së vashës ndodhet një tjetër urë e ngjashme, ajo e fshatit, e cila lidh dy shpate mali, që vazhdojnë direkt me tunele. Frontet e punës janë hapur gjatë gjithë gjatësisë së projektit. Por kur do të përfundojë Rruga e Arbrit?
“Kontrata që ka kompania, kontrata koncesianre e Gjoka Konstruksion me autoritetin kontraktues është 44 muaj; aktualisht ne kemi bërë mbi 40 përqind të punimeve për rreth 1 vit e dy muaj, për 14 muaj, gjë që tregon brenda harkut kohor të 44 muajve secne jemi tepër komod për ta realizuar të tërë kontratën” sqaron inxhinieri.
70 kilometrat e Rrugës së Arbrit do të kushtojnë rreth 240 milionë euro. Ajo nis në lindje të Tiranës dhe përfundon pranë Peshkopisë. Janë parashikuar dhe dy degëzime, njëri në Klos dhe tjetri lidh segmenin e fundin me Maqellarën dhe doganën me Maqedoninë. Koha e udhëtimit do te jetë jo më shumë se në orë, nga 4 që duhen aktualisht për të lidhur kryeqytetin me Dibrën. Përveç ndërtimit, koncesinoni 13-vjeçar parashikon dhe mirëmbatje të rrugës./TCH
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...