Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ishte sot në Kukës ku inspektoi në terren ecurinë e deritanishme të punimeve të urës së Kukësit, që bashkon brigjet e Drinit në Rrugën e Kombit.
Rama tha se kjo ura i jep zgjidhje “nyjës së vjetër lidhëse të dy anëve të liqenit me rrugën kombëtare, duke shmangur më në fund “grykën e shishes” sidomos në sezonin e verës dhe aksidentet në kohën e ngricave, si edhe duke i dhënë një përmasë spektakolare udhëtimit mbi liqen”
“Në Urën e Re të Kukësit, një vepër e madhe publike me kompleksitet të lartë inxhinierik, e cila i jep zgjidhje nyjës së vjetër lidhëse të dy anëve të liqenit me rrugën kombëtare, duke shmangur më në fund “grykën e shishes” sidomos në sezonin e verës dhe aksidentet në kohën e ngricave, si edhe duke i dhënë një përmasë spektakolare udhëtimit mbi liqen.
Dëgjova këtej se qenkan hedhur përpjetë disa vëzhgues të hollë rrjetesh sociale që paskan vënë kujën pse ura është ndryshkur pa vënë akoma
Qetësojini, thuajuni që nuk është hekur i ndryshkur po një çelik super rezistent i quajtur korten (cor-ten), i cili u shpik nga Korporata Amerikane e Çeliqeve si çeliku më i qëndrueshëm ndaj impaktit të korozionit dhe presionit të peshave, e që përdoret edhe si material i veçantë në arkitekturën bashkëkohore”, tha Rama.
Rama u njoh me detaje teknike të projektit të kësaj vepre me kompleksitet të lartë inxhinierik, e cila ka një gjatësi totale prej 310 metrash, me dy bazamente prej betoni në brigjet e liqenit, ndërsa në të gjithë gjatësinë e saj është konstruksion metalik, me një hark të madh, pa mbështetje të ndërmjetme.
“Tani është momenti final. Në momentin që kalohen trarët metalik që janë të përkohshëm që nuk lëvizin, kjo merr pozicioni final. Nuk është për t’u mburrur, por është e rrallë që nuk është bërë asnjëherë në Europë një gjë e tillë. Nuk e di për në vende të tjerë, por kaq njohuri sa kemi ne. Me një fjalë, ky lloj operacioni që një pjesë e urës ndërtohet këtu, një pjesë është në tokë, një pjesë është duke u zhvendosur në ujë është i vështirë dhe aq më tepër kur është fjala për një liqen që lëviz në relievin e tij” – shpjegoi drejtuesi i punimeve, teksa shtoi se kompleksiteti i veprës në disa raste ka shtuar vështirësitë, teknike.
“Ura realisht ka gati tre vjet që ka filluar. Prodhimi është bërë në fakt shpejt, por pati një sërë problemesh strukturore që donin një zgjidhje tjetër. Po të shikoni gjithë strukturat ndihmëse për të bërë zhvendosjen e urës, të gjithë këto elementë duhet të hiqen që të ulen prapë. Gati 1500 – 1600 ton vetëm për të bërë zhvendosjen. Operacioni është shumë i vështire dhe të gjitha mjetet që kanë qenë shumë të rënda, janë mjete të marra me qira ose me kompani tjetër, kompani italine, Të gjitha këto janë operacione të bëra më mbrapa.” – detajoi ai.
Ura e re e Kukësit, që bashkon brigjet e Drinit, në Rrugën e Kombit e për të cilën po punohet prej tre vitesh, është një nga veprat e mëdha transformuese urbane, që i jep zgjidhje një nyjeje të vjetër lidhëse të dy anëve të liqenit me rrugën kombëtare.
Gjithashtu kjo vepër pritet të shmangë vështirësitë në qarkullim sidomos në sezonin e verës dhe aksidentet në kohën e ngricave, duke i dhënë një përmasë spektakolare udhëtimit mbi liqen./rtsh.al/
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...