Universitetet shpenzojnë mijëra euro në sistemin informatik, që nuk funksionon

23:33 | 27 Tetor 2020
Trina Galanxhi

Nëse ju referohemi 6 universiteteve në Shqipëri, për vitin 2018-2019 kanë shpenzuar rreth 1.8 milionë euro për pajisje informatike, internet, mirëmbajtje rrjeti dhe mjete teknike.

Universiteti i Tiranës, që është edhe Universiteti më i madh në vend prej vitit 2018 ka një sistem informatik jashtë funksionit. Për shkak të një konflikit të brendshëm mes Rektorit dhe ish-kancelarit të universitetit, ky sistem vijon të jetë provë material në prokurori.

Sistem ka kushtuar mbi 1 milion euro dhe është mirëmbajtur për 3 vite rresht me rreth 500 mijë euro në vit. Nëse e krahasojmë me Universiteti e Prishtinës, atje shpenzohen rreth 100 mijë euro në vit për mirëmbajtjen e sistemit informatik./tch/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme