Universitetet publike prej dy javësh kanë nisur vitin e ri akademik, por pamja në korridoret e universiteteve nuk e tregon këtë. Mësimi behet rrëmujshëm dhe duket se nuk ka nisur mbarë.
15 tetori shënoi nisjen e vitit të ri akademik për rreth 83 mijë studentë në sistemin arsimor universitar, nga të cilët 22 mijë prej tyre prekën për herë të parë auditorët. Java e parë në universitete ka ikur për studentët pa e ndjerë veten si të tillë.
Jemi në javën e dytë të vitit të ri akademik, por ajo çka konstatojmë është se studentët po qëndrojnë më shumë jashtë ambienteve universitare se sa brenda auditorëve, transmeton top channel.
Teksa në sistemin arsimor të rajonit, pa shkuar më larg studentët pajisen me një orar mësimor dy javë para se të fillojë mësimi, në javën e dytë të vitit të ri shkollor, shumica e fakulteteve ende nuk kanë një orar mësimor stabël.
“Kemi një orar të përkohshëm. Është akoma fillimi dhe jemi shumë të çorientuar. Ka dhe përplasje oraresh, e bëjmë 3 orë mësim e 1 orë pushim ose 3 orë pushim e 1 orë mësim. Nuk e kemi të shkruar në orar sepse ka ndodhur që të kemi gjë tjetër e të bëjmë gjë tjetër, por besoj se sot del orari përfundimtar e do jetë më i rregullt”, shprehen disa prej studentëve.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...