Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndodhet në Itali, pasi një natë më parë ka marrë pjesë në ceremoninë solemne përkujtimore për tragjedinë e Otrantos. Këtë të shtunë, kreu i qeverisë është takuar me rektorë të universiteteve në Puglia për të diskutuar rreth mundësisë që universitetet italiane të hapin degët e tyre në Shqipëri dhe të rinjtë që duan të studiojnë të mos largohen.
“Folëm sot për një potencial të rëndësishëm për një bashkëpunim më të afër mes universiteteve dhe një mundësie që mund të kemi një prezencë më të madhe të universiteteve publike italiane që t’iu japim studentëve tanë që të studiojnë pa u dashur nga vendi. U bë kohë që po diskutojmë, tashmë jemi në momentet e mira dhe do të kontretizojmë disa nga projektet tona me universitetet”, tha Rama.
Kryeministri shqiptar vlerësoi marrëdhëniet Shqipëri-Itali dhe tha: Të vazhdojmë të kultivojmë këtë ndjenjë vëllazërie që është gjëja më e çmuar që kemi mes nesh dhe Italisë.
Një tjetër çështje që ka diskutuar Rama me përfaqësues italianë është edhe mundësia për të përballuar në të ardhmen zjarret. Kreu i qeverisë tha se e ka shtruar si diskutim këtë çështje edhe me kryeministrin grek, pasi sipas tij, Shqipëria, Italia dhe Greqia janë pjesë e zonës së Europës që rrezikohet më shumë nga zjarret.
“Para pak ditësh fola me kryeministrin grek për të parë mundësinë e shtimit të diçkaje tjetër për vendet tona, mënyrën e përballimit të verës me gjithë vatrat që kemi pasur. Zjarret të cilat e bëjnë gati të pamundura që ta përballojmë me kapacitetet që janë parashikuar në një situatë klimatike të ndryshme. Mund të mendojmë diçka edhe për instancat europiane. Nëse shikojmë hartën për zjarret kjo pjesë e Europës është më e rrezikuara”, tha Rama./tvklan.al
Kica-Xhelili: Lista e LDK-së është lista më e mirë që ka Kos...
Von Der Leyen: BE gati për të nisur shqyrtimin e aplikimit t...
Deklarata e Samitit kërkon zbatim të marrëveshjeve mes Kosov...
Roza Lati thumbon Heidin pasi u zyrtarizua si prezantuese e ...
A e shohin njëri-tjetrin në finale Xuxi dhe Gresa?
Gjykata e Francës e mban në fuqi dënimin e Sarkozyt për korr...