Kërkimi shkencor është fjalë e huaj për studentët, ndërsa laborantët pranojnë që për shkak të mungesës së fondeve bazën materiale e blejnë vet për të mos penguar studimin.
Pas një vëzhgimi që bëri Fiks Fare në universitete të ndryshme të vendit rezultoi se laboratorët ishin në gjendje të mjerusheme e mungonte baza materiale. Aparaturat ishin shumë të vjetra ndërsa laborantët blinin materiale nga xhepi i tyre për të punuar studentët. Kërkimi shkencor ishte një fjalë e huaj edhe për studentët e masterit shkencor, e jo më të atyre të nivelit bachelor. Studentë, pedagogë dhe laborantë e pranojnë që ka nevojë për hapësira më të mëdha, aparatura të reja dhe teknologji më të avancuar. Ndërkohë kërkesave të ndryshme të tyre u janë përgjigjur pak herë për shkak të mungesës së fondeve.
Universiteti Politeknik me laboratorë të kohës së “xhaxhit”
Studentet e Politeknikut Tiranë, pranojnë për Fiks Fare që nuk kanë bërë studim shkencor. Studimi i vetëm “shkencor” që ata bëjnë janë detyrat e kursit apo punimi i diplomës që kryesisht në përmbajtje kanë materiale të marra nga interneti. Ata nuk përditësohen me të dhënat e fundit të shkencës, punime që duhet t’i bëjnë në laborator, pasi nuk kanë mundësi për shkak të kushteve, por edhe pajisjeve të vjetra.
Njëra nga studentët pranon duke qeshur që pajisjet me të cilat punojnë janë të kohës së “xhaxhit” dhe kushtet janë copë copë. Fiksi i drejtoi një kërkesë zyrtare universitetit ku i kërkoi informacion por nuk mori asnjë përgjigje.
Një pedagog i Gjeologji-Minierave shpjegon në laboratorë se kërkimi shkencor nuk mund të zhvillohet pasi aparaturat janë të kohës kur Shqipëria bashkëpunonte me Kinën , në kohën e komunizmit. Ai pohon se nuk ka pasur fonde për kërkim shkencor.
Universiteti i Mjekësisë Tiranë pa laboratorë për kërkim shkencor. Spitali: Nuk i bëjnë tek ne kanë hapësirat e veta
Universiteti i Mjekësisë Tiranë në shkresën zyrtare ku i kanë kthyer përgjigje emisionit Fiks Fare pretendojnë që kërkimi shkencor zhvillohet në laboratorët e Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza. Kjo e fundit në një përgjigje për Fiksin thotë se organizimi i procesit mësimor kryhet nga universiteti dhe se ky i fundit ka disa hapësira tw caktuar ku kryen lëndët mësimore. Pranë laboratorëve të spitalit ata zhvillojnë praktikën mësimore, por jo kërkimin shkencor.
Shkencat e Natyrës nuk bëjnë kërkim shkencor
Studentët e shkencave të Natyrës Tiranë pranojnë që kanë laboratorë por që në to është e pamundur të behet kërkim shkencor, sidomos për ata studentë që vazhdojnë edhe masterin për kërkim shkencor.
Sipas tyre shumë prej aparaturave të laboratorëve janë të vjetra dhe si te tilla nuk mund të shërbejne për këtë gjë.
Kamera e fshehtë e fiksit “kapi” edhe dy pedagoge me kamera të fshehtë të cilët e pohojnë se nuk bëhet kërkim shkencor . Ata thonë që aparaturat janë të vjetra.
Universiteti i Durrësit dhe Elbasanit mes mungesës së hapësirave dhe aparaturave të vjetra
Studentët e Infermierisë së Elbasanit e pohojnë që nuk bëjnë kërkim shkencor pasi nuk ka infrastrukture madje edhe praktikën e kanë të vështirë ta bëjnë. Laboratorët kanë mungesa të theksuara në aparatura . Infermieria, mamia , fizioterapia dhe ata që vazhdojnë studimet për teknik laboratori nuk kanë laboratorë ku të zhvillojnë procesin mësimor. Sipas tyre praktikën e bëjnë nëpër spitale, por edhe aty duhet të gjesh ndonjë mik.
Sipas zëvendës rektorit të Universitetit për kërkimin shkencor janë investuar rreth 10 milion në vit, por ka nevojë akoma për më shumë investime. Njëra nga pedagoget e këtij universiteti pranon se kur ka ardhur një delegacion nga Kina janë habitur kur kanë parë se në laboratorë punohet ende me ato aparatura. Madje atyre ju premtua se nëse i donin për muze ishin të lutur t’i merrnin.
Në laboratorin e informatikës së Universitetit të Durrësit, dega Informatikë, studentët sipas profesorit të lëndës punojnë me kompjutera të vjetër, të vitit 2013-2015. Në këtë kompjutera punohet vetëm me programe bazë, por mungesa e fondeve ka bërë që studentët të paktën të zhvillojnë mësim pasi për kërkim shkencor nuk bëhet fjalë.
Laborantet e Infermieristikës dhe Biologjisë në këtë universitet pranojnë që shpesh herë i është dashur të blejnë vet bazën materiale që studentët të kenë mundësi të zhvillojnë mësim në laborator. Sipas tyre mungojnë pajisje, janë të vjetra dhe kanë bërë kërkesa të shumta por pa përgjigje. Ata gjithashtu pretendojnë se kanë mungesë edhe të alkoolit, aparatit të tensionit apo epruvetave./tch/
Pas tërheqjes së Matt Gaetz, Trump emëron Pam Bondin për pos...
Horoskopi, çfarë kanë parashikuar yjet për shenjën tuaj sot
Shënohet Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Ministri Aliu mban konferencë për media
Sot mbahet gjykimi ndaj “Kobrës” dhe të tjerëve
Kurti dhe Vitia sot do të përurojnë Qendrën e Mjekësisë Fami...