Shtetet e Bashkuara i bënë thirrje politikës shqiptare të zgjidhë menjëherë krizën artificiale politike, pasi ajo dëmton integrimin e vendit. Nga Prishtina, i dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, iu drejtua dhe opozitës jashtë Parlamentit, duke nënvizuar se bojkoti nuk solli dhe nuk mund të sjellë zgjedhje të parakohshme. Ai kërkoi angazhim nga të gjitha palët për reformën zgjedhore.
I dërguari i posaçëm i Departamentit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, i bëri thirrje Shqipërisë të vazhdojë reformat që mundësojnë integrimin europian.
Ndonëse Palmer nuk e përfshiu Tiranën në axhendën e tij të fundit në rajon, nga Prishtina ai gjeti rastin për t’iu bërë thirrje udhëheqësve politikë për të zgjidhur krizën, që sipas tij është artificiale.
“Kjo është arsyeja pse udhëheqësit politikë duhet të tejkalojnë krizën e fabrikuar politike që rrezikon të dëmtojë rrugën përpara të Shqipërisë. Tani një mesazh për opozitën jashtë Parlamentit. Përmbajuni rolit tuaj për të ekzistuar. Bojkoti nuk ju jep fuqi politike, nuk solli dhe nuk mund të sjellë zgjedhje të parakohshme. Duhet të negocioni dhe të punoni për reformën zgjedhore. Komuniteti ndërkombëtar është gati të ndërmjetësojë”.
Zyrtari amerikan vlerësoi edhe reformën e paprecedentë sipas tij në gjyqësor, që do të shërbejë për çrrënjosjen e korrupsionit.
“Fundi i pandëshkueshmërisë në Shqipëri ka mbërritur. Kjo duket me dënimin dhe goditjen e bosëve famëkeq të krimit, më parë të paprekshëm, si Klement Balili. Në vazhdim duhet përparim i mëtejshëm me reformën zgjedhore, plotësimin e vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese me gjyqtarë që kanë kaluar vetting-un dhe të miratohet reforma zgjedhore. Populli shqiptar pret përparim të dukshëm dhe të qëndrueshëm kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Si dhe institucione gjyqësore dhe politike që funksionojnë në mënyrë të pavarur dhe efikase.”
Ndërsa për udhëheqësit në Prishtinë, i dërguari i posaçëm amerikan tha se ata duhet t’i qasen seriozisht dialogut dhe arritjes së marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
Ai takoi me dyer të mbyllura me kreun e LDK-së, Isa Mustafa dhe nënkryetaren, Vjosa Osmani si dhe më pas presidentin Hashim Thaçi.
Në asnjë takim nuk pati deklarata për mediat, por zoti Palmer mësohet të ketë thënë se status quo-ja nuk është e mjaftueshme./oranews
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës