Sipas MeteoAlb, gjatë orëve të paradites në territorin e Shqipërisë do të mbizotëroj moti i kthjellët dhe vranësira të pakta në bregdet dhe zonat e ulëta.
Kthjellime dhe vranësira disi më të shpeshta do të paraqiten zonat malore përgjatë shtrirjes lindore duke rrezikuar shira të pakët ku më të theksuara do të jenë në zonat verilindore.
Pjesa e dytë të ditës do të sjellë shtim të vranësirave në të gjithë territorin e vendit duke bërë që gjatë pasdites reshjet të shfaqen në të gjithë shtrirjen lindore dhe pjesërisht në zonat qëndore.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie si në vlerat minimale edhe në ato maksimale duke u luhatur nga 16°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Ersekës deri në 36°C vlera më e lartë në rang territori.
Era do të fryjë e lehtë dhe herë pas herë mesatare me shpejtësinë deri në 35 km/h nga drejtimi verior dhe Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë./abcnews.al
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...