Ulja e çmimit të energjisë/ Balluku shpjegon shifrat: Ditë e shënuar për sektorin energjetik shqiptar

12:41 | 8 Janar 2025
E.G

Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, në konferencë për mediat për uljen e çmimit të energjisë elektrike për abonentët familjarë e cilësoi si ditë të shënuar për sektorin energjetik.

Gjatë konferencë për mediat, Balluku publikoi disa shifra, që sipas saj tregojnë se si qeveria e drejtuar nga Partia Demokratike ka abuzuar me çmimin e saj, ndër vite. Sipas saj, përmes fashave të vendosura ka patur dhe abuzime të shumta.

“Ditë e shënuar në sektorin energjetik shqiptar. Në vitin 2005, çmimet ishin me dy fasha, dhe sigurisht këto fasha kishin një ndarje, e cila na ka rezultuar se nuk ka qenë e studiuar. Në vitin 2010 çmimi më i lartë pasi kishte abuzime”, tha ajo.

 

Të ngjashme