Kur ka kaluar 1 vit nga nisma e qeverisë për të ndihmuar financiarisht prindërit përmes bonusit të bebes, të dhënat nga Instituti i Statistikave flasin për një rënie të numrit të lindjeve edhe në 2019-n. Në tremujorin e tretë erdhën në jetë 7403 bebe, duke shënuar një rënie prej 17.1 %, krahasuar me 2018.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë mbi 37.180 të porsalindur që kanë përfituar bonusin e bebes në 2019-ën, prej tyre, mbi 10 mijë janë të lindur jashtë vendit. Po për qytetarët faktori ekonomik mbetet dekurajues për çiftet e reja.
“Nuk është vetëm bonusi, janë shumë kushte që duhet t’ju plotësohen të rinjve për të krijuar familje”.
“Është gjendja ekonomike, papunësia, rrogat e ulëta”.
Sociologu Gëzim Tushi thotë se efektet sociale të bonusit të bebeve nuk mund të shihen në një periudhë afatshkurtër. Po sipas tij, rënia e lindshmërisë nuk është vetëm problem financiar.
“Familja shqiptare ka qenë edhe më e varfër në të kaluarën dhe ka pasur shumë fëmijë. Nga 7 fëmijë për grua në 1960, 2.3 në 1989, tani është 1.4. Nuk arrijmë as të riprodhojmë veten. Largimi i të rinjve është problem. Ajo fashë që largohet në këtë momente është ajo riprodhuese. Duhen ndërmarrë politika dekurajuese për emigracionin”,-shprehet Tushe.
Tushe shton se duhen ndërmarrë të tjera politika që nxisin lindshmërinë.
“Shtimi në sasi dhe cilësi i shërbimeve që duhet të ofrohen për nënat dhe fëmijët. Mbështetje me donacione, me paga, me ushqime që ka efekt”.
Nga 1 Janari 2019 për lindjen e fëmijës së parë nënat marrin 40.000 lekë, për lindjen e fëmijës së dytë 80.000 lekë dhe për lindjen e fëmijës së tretë 120.000 lekë./tvklan/
SHBA përgatit transferimin e pushtetit; Mekanizmi i ka fille...
Musliu pas organizimit në Skenderaj: Drenica gjithmonë ka di...
Shqipëria e rrezikshme në fund të pjesës së parë, por s’ka g...
Gjesti i mërzitur – qëndron vetëm në dhomën e ndejës
Haradinaj të dielën në Gjermani, prezanton programin e parti...
Një anëtar i shtabit teknik të Hungarisë në gjendje të rëndë