402 mijë shtetas të huaj kanë hyrë në territorin shqiptarë gjatë muajit Prill. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ky numër sipas INSTAT është rritur me 66,8%.
Edhe pse vizitorët nga Kosova përbëjnë numrin më të madh të shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptarë, të dhënat e INSTAT tregojnë se në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë kanë hyrë rreth 29 mijë shtetas kosovarë më pak.
Sipas INSTAT gjatë muajit Prill kanë hyrë rreth 107 mijë shtetas kosovarë, ndërsa në vit më parë ishin 136 mijë.
Gjatë 4-mujorit të parë 2022, nga vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Greqia ka pasur rritjen më të madhe me 6 herë, pasi nga 20 mijë shtetas që kanë hyrë në periudhën Janar-Prill të vitit të shkuar, këtë vit janë mbi 123 mijë.
Ndërsa Kosova ka pasur rënien më të ndjeshme me 13,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021. Në rritje gjatë kësaj periudhe 4-mujore kanë qenë edhe shtetasit nga Italia, Angli, Mali i Zi, Gjermani dhe SHBA.
Në rritje gjatë muajit Prill janë edhe daljet e shtetasve shqiptarë jashtë territorit. Krahasuar me Prill 2021, ky numër është rritur me 2 herë, kjo lidhet edhe me lehtësimin e masave anti-Covid në disa shtete./tvklan/
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...
Kruajtja nën sqetull – shenjë paralajmëruese e kancerit ose ...
10 orë ulur dëmtojnë zemrën edhe nëse merreni me aktivitete ...