Bordi i Transparencës ka caktuar çmimet e reja për karburantet.
Nga kjo e martë një litër naftë do të shitet 189 lekë/litri. një litër benzinë do të shitet 186 lekë/litri, ndërsa çmimi i gazit të lëngshëm do të jetë 76 lekë/litri.
“Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 189 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 177 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 186 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 174 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 76 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 64 lekë/litër për automjetet.
Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 95 lekë/litër”, thuhet në njoftimin e Bordit./euronews
Apple nuk është i interesuar për unazat inteligjente
Mijëra Tesla Cybertrucks largohen prej tregut shkaku i defek...
6 këshilla për Black Friday
Aktivitetet që duhet të bëni për një jetë më të lumtur dhe t...
Spotify vendosi një rekord të ri
Musliu-Shoshi nesër do të dorëzoj kërkesën në Prokurorinë Sp...