Ulet çmimi i naftës dhe benzinës në Shqipëri

11:17 | 1 Nëntor 2022
A. B.

Bordi i Transparencës në Shqipëri ka vendosur që të ulë çmimet e karburanteve në vend.

Sipas vendimit të fundit, nafta ka zbritur me katër lekë për litër dhe nga dita e sotme do të shitet me 236 lekë [1.98 euro] për litër në treg.

Po ashtu në rënie është dhe çmimi i benzinës, që do të tregtohet me 196 lekë [1.64 euro] për litër, nga 203 lekë që ishte deri tani.

Gazi do të tregtohet me 77 lekë [0,64 euro] për litër.

Që prej datës 12 tetor, Bordi i Transparencës mbajti të pandryshuar çmimet e hidrokarbureve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme