Kjo është fundjava e fundit me temperatura të larta, që në fakt ashtu siç e kanë përcaktuar edhe sinoptikanët kanë qenë temperatura të pazakonta gjatë gjithë muajit Tetor.
Duke filluar nga e hëna, temperaturat do të ulen me rreth 7 gradë. Madje në ditë të veçanta nuk do të mungojnë edhe reshjet e shiut.
“Pritet të kemi një rënie me 2-3 gradë ditën e diel, ulje e ndjeshme pritet të hënën, të martën kryesisht në vlerat maksimale që ishin 28-29 gradë, do të jetë 20-21 gradë”.
Por cilat janë ditët që vendi do të përfshihet nga reshjet e shiut?
“Duke filluar që nga dita e hënë, ku pritet që pjesa më e madhe e territorit do të rrezikohet nga vranësira dhe shira, situatë që do të vijojë edhe të martën. Do kemi një ndërprerje ditën e mërkurë, për t’u rikthyer të enjten dhe gjithë javën tjetër”, tha sinoptikania per Klan.
Sipas sinoptikanëve, temperaturat e ulëta që do të përfshijnë gjithë vendin do të shoqërohen edhe me reshje dëbore.
“Java tjetër sidomos e hëna gjatë natës dhe e marta do të rrezikohet nga reshje dëbore në majat e maleve”. Edhe pse muaji Tetor po mbyllet me temperatura të ulëta, Nëntori sjell temperatura më të larta se vlerat normale.
Pacolli uron një të premte të këndshme nga Dubai
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Ministrja Nagavci sot përuron çerdhen në fshatin Milloshevë ...
Kvaratskhelia i ka thënë tashmë Liverpoolit dhe Chelseat se ...
MCA Kosova mban konferencë për sistem të ruajtjes së energji...
Rritet bilanci i viktimave nga zjarret katastrofike në Los A...