Ditët e ftohta të dimrit, ulja e temperaturave dhe reshjet e shiut dhe dëborës, janë normale për muajin janar.
Sinoptikanët parashikojnë reshje dëbore në fundjavë, kryesisht në zonat malore të vendit.
Për kuriozët, të cilët e duan dëborën, shtrohet pyetja “nëse do të bjerë dëborë në Tiranë”.
Sipas meteorologes Tanja Porja mundësia më e madhe që kjo të ndodhë është mbrëmjen e së dielës.
Teksa shpjegoi se pritet një rënie drastike e temperaturave duke filluar nga nesër, Porja tha për “News24”, se “mundësia për të rëndë flokë dëbore në Tiranë është më e madhe mesnatën e së dielës duke u gdhirë e hënë”.
“Në orët vijuese deri në oren 20-21 të darkës së sotme do jetë situatë problematike në pjesën veri-lindore, ndërsa në mesnatë do të kemi një përmirësim të situatës.
Ekziston mundësia që flokët e dëborës t’i shohim në 90% të territorit në ditët në vijim dhe nuk përjashtohet edhe kryeqyteti”, tha Tanja Porja./News24
Përurohet çerdhja në Muzeqinë të Shtimës
Rezi pyetet nëse ndihet i lodhur nga loja e tij?
Përplasje me Rovenën, Rezi ia përmend Atilla-n: E bëre shok ...
Agjencia evropiane për klimën: Mund të jetë sërish viti më i...
Limaj: 14 vjet kam kaluar në procese gjyqësore, s’ka qenë e ...
“Plumb në kokë për ty”, kërcënohet me jetë zëvendëskryeminis...