Ujë s’ka, po shtatë qytete të Shqipërisë kërkojnë rritje të tarifave

22:27 | 9 Shkurt 2018
Arbresh.info

Në një kohë që është lancuar operacioni për goditjen e abuzuesve me ujin dhe krijimin e lidhjeve të ligjshme për abonentët që nuk paguajnë, asnjë nga qytetet në vend nuk furnizohet me ujë të pijshëm përgjatë 24 orëve.

Kjo të paktën sipas një raporti që është depozituar në Kuvend.

Në të gjithë vendin nga 24 orë , shqiptarët kanë mundësi që mesatarisht të furnizohen me intervale të ndryshme mëngjes, drekë dhe darkë vetëm 11.4 orë.

Nga raportit rezulton se mbulimi me shërbimin e ujësjellësit apo dërgimit të ujit të pijshëm në banesa dhe subjekte bëhet vetëm në 80% të territorit ku rezulton se në 20 % nuk ofrohet fare ky shërbim duke lënë një pjesë të konsiderueshme kryesisht në zona rurale pa tubacione uji.

Kritike paraqitet situata në pjesën e kanalizimeve ku përfshihen dhe ato të ujërave të zeza nga ku sikur dhe shihni në këtë faksimile ky shërbim ofrohet në nivelin 50% në të gjithë vendin, raporton Report Tv.

Ky raport flet edhe për matjen e ujit që hidhet në sistemin e tubacioneve me shpërndarje deri tek konsumatori ku nga 10 litra ujë që pompohen maten vetëm 6.8 litra dhe sasia tjetër prej 3.2 litra nuk matet duke u faturuar afrofe ose llogaritet si humbje në rrjet.

Referuar këtij raporti rezulton se përgjatë vitit që lamë pas 2017 uji pa të ardhura përllogaritet në nivelin e 35 % pasi 65 % arkëtohet duke e përkthyer në litra rezulton se nga 10 litra, 3.5 prej tyre nuk arkëtohen dhe pse konsumohen.

Arkëtimet përgjatë vitit 2017 kanë pësuar një ulje me 8% sipas këtij raporti dhe ekspertët shprehen se në uljen e arkëtimeve ka ndikuar qenia e një viti elektoral siç ishte 2017-ta.

Ndalur tek abonentët me lidhje të paligjshme në të gjithë vendin sipas raportit dërguar parlamentit rezulton se ata janë 20 % e totalit të abonentëve që kanë ujësjellës kanalizimit në të gjithë vendin ose në 10 abonentë 2 prej tyre janë informal.

Po ashtu ReportTv ka mësuar se pas Tiranës dhe Durrësit kanë aplikuar për të rritur tarifën e ujit edhe 7 shoqëri mes tyre Ujësjellës Kanalizime Maliq, Gramsh, Krujë, Malësi e Madhe, Shkodër, Skrapar dhe Fier./report tv

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme