Federata e Futbollit të Shqipërisë (FSHF) përmes një njoftimi në rrjetet sociale ka bërë me dije se katër gjyqtare shqiptare janë caktuar për të ndarë drejtësinë në duelin e femrave mes Sporting Lisbonës dhe Real Madridit në Ligën e Kampionëve.
Ky takim i është besuar gjyqtares Emanuela Rusta e cila do të ndihmohet nga treshja e saj që përbëhet nga Erinda Kume, Mirjeta Salla dhe Eglantina Pjetrushaj.
Kjo nuk është hera e parë që UEFA i ka besuar gjyqtareve shqiptare një ndeshje të rëndësisë së tillë pasi kohë më parë pikërisht Rusta kishte ndarë drejtësinë në ndeshjen e femrave mes Benficës dhe Barcelonës.
Duke marrë parasysh profesionalizmin e tyre të lartë, UEFA gjithashtu kishte marrë vendim që gjyqtaret shqiptare të ndajnë drejtësinë po ashtu në një ndeshje kualifikuese për Kampionat Evropian.
Rusta kohë më parë kishte ndarë drejtësinë në ndeshjen e grupmoshave U19 të vajzave mes Holandës dhe Francës.
Kujtojmë se ndeshja mes Sportingut dhe Real Madridit do të luhet më datë 19 shtator (e enjte) me fillim nga ora 17:00./Telegrafi/
Sherri blindon vendin e titullarit tek Cagliari, rivali i ti...
163 efektivë të arrestuar në Shqipëri, 444 punonjës policie ...
Arrestohen katër persona në Gjakovë për vjedhje identiteti d...
Kurti mori pjesë në ceremoninë “Laureatët 2024” ...
Marrje ryshfeti/ Arrestohen dy zyrtarë komunalë në Graçanicë...
Abdixhiku: Finalizuam orarin elektoral, agjendën zgjedhore, ...