Ministri i Financave i paralajmëroi një javë më parë të gjitha bashkitë, që nëse nuk paguajnë detyrimet e prapambetura, do të priste fondet që buxheti i shtetit jep për to në formën e transfertës së pakushtëzuar.
Paralajmërimi është konkretizuar edhe me një udhëzim, i cili në ndryshim nga aktet standarde të zbatimit të buxhetit i jep të drejtë ministrit përgjegjës për financat që të bllokojë transaksionet financiare të njësive vendore nëse nuk shlyejnë detyrimet.
Udhëzimi po ashtu sanksionon që edhe në rastet kur ndërmarrjet në pronësi të bashkive nuk shlyejnë borxhet ndaj palëve të treta, dhe evidentohet se përgjegjëse për këtë shkak është njësia vendore, sërish bllokon transaksionet.
Udhëzimi i kërkon bashkive që të respektojnë “ligjin për financat e vetëqeverisjes vendore” në fushën e vendosjes së taksave dhe tarifave, pa kaluar kufirin ligjor.
Po ashtu kushtëzohet edhe lëshimi i garancive nga ana e bashkive për të marrë hua, nëse nuk merret një vlerësim me firmë të ministrit të financave, në çdo rast që ka kërkesë për hua.
Pushteti vendor vijon të krijojë gangrenë në ekonomi për shkak të mos shlyerjes së detyrimeve të prapambetura, deri tani shuma e borxheve për 61 bashkitë zë shifrën e 280 milionë dollarëve. /TvKlan
Një person humb jetën pas shpërthimit të bombolës së gazit n...
Këto janë të gjitha çmimet që i ndau FFK-ja
SHBA thotë se shpërblimi për arrestimin e liderit të ri siri...
Aksident me vdekje në Durrës
Një grua raporton në polici rrëmbimin e djalit të saj për nj...
Sulmoi zyrtarin policor, arrestohet i dyshuari në Gjakovë