Nga Italia në Shqipëri përmes biçikletave.
Ky ishte gjesti mirënjohës i një grupi çiklistësh nga Veneto i Italisë, për kontributin që Shqipëria dha duke dërguar mjekë dhe infermierë në Itali, gjatë betejës me COVID-19.
Ata u priten nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.
“E vlerësoj jashtë mase këtë simbol të solidaritetit sepse besoj se sado që të bëjnë qeveritë apo qytetet, ajo që bëjnë njerëzit është e paçmueshme”.
Për Veliajn kjo është tregues jo vetëm i humanitetit por edhe i fqinjësisë së mirë mes dy vendeve.
“Sot kemi pafund të rinj shqiptarë që janë rritur, studiojnë në Itali, siç kemi të rinj italianë që studiojnë në Shqipëri. Kemi një komunitet italian edhe në Tiranë, 20-25 mijë qytetarë që jetojnë këtu. Do të thotë se sot jemi lidhur në mënyrë të pazgjidhshme me njëri-tjetrin”.
Çiklistët nga Italia përshkuan në nje tur çiklistik thuajse gjithë Ballkanin, deri në Tiranë. Dy vite më parë, Shqipëria dërgoi një ekip mjekësh dhe infermierësh në Itali për ta ndihmuar gjatë pandemisë së koronavirusit./TvKlan/
Sulmi fizik ndaj kryetarit të Pejës dhe një tjetër personi, ...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 700 gjoba trafiku për 24 orë
Aksident në Banjë të Malishevës, vdes një person
Gjendet pa shenja jete një person në Leposaviq
A po “braktiset” Lëvizja Vetëvendosje nga deputetët e saj pë...
Rama ndan mesazhin nga takimi me diasporën në New York: Fale...