Blloku nuk kishte hierarki të shpallur brenda tij. Ajo mund të hamendësohej së jashtmi thjeshtë duke parë e krahasuar përmasat e vilave.
“Këto interiere ishin prap të përshtatura më këtë dëshirë, që të përfaqësonin një status social, dhe kuptohet të rejat teknologjike që mund të vinin nga kontaktet e mira që kishim me italinë, ktheheshin në të reja teknologjike që përshtateshin me vilat, apo me materialet e reja të ndërtimit, por dhe arkitektura ishte shumë e rëndësishme ”, tregon Loreta Çapeli, arkitekte.
Përreth vilës së Enver Hoxhës, banonin me gjithë familjet katër udhëheqësit kryesor. Thuajse ngjitur me vilën e Enverit banonte më besniku i tij, Hysni Kapo. Pak më larg banonte Mehmet Shehu, po aq larg sa ai banonte Ramiz Alia dhe pak më tutje Beqir Balluku.
Në Bllok nuk kishte bibliotekë, as sallë leximi e as vallëzimi. Por disa që banoni aty prej disa vitesh kishin në shtëpi biblioteka të pasura me libra, shumica në gjuhë të huaj. Enver Hoxha kishte bibliotekën më të pasur me rreth 25 mijë libra.
“Udhëheqësit, kishin me vete, jo vetëm ato si çift, por edhe fëmijë, edhe prindërti, motrat, pra ishte koncepti i një familje të madhe, ndoshta e bënin që të përfitonin nga privilegjet që kishin atje”, tregon Prof. Dr Isuf Kalo, autor i Librit “Blloku”.
E moshuara më e çuditshme dhe më misterioze brenda Bllokut, ishte një grua e huaj vetmitare, beqare, me origjinë nga Çekia e me shtetësi polake. Ajo jetoi rreth 50 vite brenda Bllokut dhe vdiq po aty në moshën 85 vjeçare. Ajo ishte Maria Saas, e cila do të hynte në familjen e Mehmet Shehut me detyrën e dados së tre djemve të tij.
“Ka mbetur enigmë hyrja e saj, një grua e çuditshme atje që nuk kishte asnjë lidhje familjare, nuk i gjindej asnjë adresë, nuk e dihej nga vinte, e thënë në kontekstin që hyrja në bllok kontrolloheshin dhe zogjt që hynin”, tregon Prof. Dr Isuf Kalo, autor i Librit “Blloku”.
Mehemet Shehu ishte prej 4 vitesh kryeministër, kur Maria hyri në Bllok dhe në shtëpinë e tij si dado. Duke qenë e pastrehë e pa familje, ajo u mirëprit si njeri i brendshëm i familjes Shehu. Fakti që ajo vinte nga një zonë që ndodhej nën influencën sovjetike, pa asnjë dokument me vete, mund të kishte mjaftuar që, për arsye sigurie, ajo të mos lejohej të hynte në Bllok e paverifikuar. Biografia e saj nuk njihej fare dhe as që u bë e mundur të njihej më pas.
“E kam njohur personalisht, Maria e kishte emrin, ishte Çeke, dado ka qenë edhe para se ta gjente Shehu. Edukonte fëmijët e shtresave të larta. Fillimisht u krijuan mite se ajo po lidhej me perëndimin, i bënë lidhjet përmes saj, vetëm lidhje përmes saj nuk mund të bëheshin sepse ajo ishte një grua pa nivel intelektual”, tregon Spartak Ngjela, avokat.
Ajo bisedonte plot afeksion me zogjtë e saj në kafaz, sikur ua dinte gjuhën. Maria i ushqente zogjtë në disa kafaz në korridorin para dhomës së saj.
“Atë e donte shumë, e respektonte shumë, këtë e di shumë mirë. Respekti vjen nga një feeling, ajo nuk ishte një grua e bukur, të kuptohemi, nuk kishte lidhje me atë, por i rriti fëmijët, kjo nuk ishte pak. Pastaj Shehu ka pas peripeci politike, dhe ajo i qëndroi prane, nuk ishte pak”, tregon Spartak Ngjela, avokat./TCH
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...