Gjykata e Tiranës ka lënë në burg dje një të moshuar 63- vjeçar, i cili akuzohet se ka ngacmuar seksualisht mbesën e tij dy vjet më parë.
Pas një denoncimi të bërë në Polici, i moshuari Xhemal Picari, nga zona e Vorës, u arrestua tri ditë më parë, ndërsa dje doli në gjykatë për caktimin e masës së arrestit. Prokurori theksoi se prindërit e vajzës 6-vjeçare denoncuan ngjarjen në polici pasi kuptuan sjelljen e pazakontë të vajzës.
Sipas dy prindërve të vajzës, e mitura ka pasur probleme në gjumë dhe në sjellje, ndërsa ka bërë edhe disa vizatime të cilat i bënë ata të dyshonin se diçka kishte ndodhur me vajzën e tyre. Më konkretisht, në kallëzimin e prindërve pretendohej se disa vizatime të vajzës kishin ekspozuar veprimet e turpshme që gjyshi kishte kryer ndaj saj kur ishte ndodhur në banesë vetëm për vetëm me mbesën e tij.
Pra, prindërit dhe vajza në prani të psikologut kanë pretenduar se gjyshi është zhveshur lakuriq para 6-vjeçares dhe ka kryer veprime të turpshme disa herë. Referuar kallëzimit të prindërve të vajzës, mësohet se abuzimi ka ndodhur në vitin 2015, kur ata kishin ardhur me pushime në banesën e gjyshit të prangosur tashmë me akuzën e veprimeve të turpshme me të mitur.
GJYSHI MOHON AKUZËN: KURTH
“Mund të kem rastisur që kam qenë pa ndonjë rrobë në shtëpi, siç bëjnë të gjithë, por kurrsesi s’kam prekur mbesën. Djali dhe nusja kanë qëllim të më marrin shtëpinë”, deklaroi dje në gjykatë 63-vjeçari Xhemal Picari.
Ai e ka hedhur poshtë akuzën që i është bërë nga djali dhe nusja e tij, duke thënë se gjithçka është një kurth që lidhet me çështje pronësie. Denoncimi në Polici në lidhje me abuzimin është bërë në fakt dy vjet pas kohës së abuzimit të dyshuar.
Prindërit e vajzës kanë thënë se e bënë padinë kaq vonë, pasi jetojnë në Itali dhe disa kohë pasi konstatuan ndryshim në sjelljen e 6-vjeçares iu drejtuan një psikologeje.
Ishte kjo e fundit që, pasi vëzhgoi vajzën nga afër në sjelljet e komunikimin e saj, i kërkoi të bënte disa piktura nga interpretimi i të cilave psikologia gjeti se vajza mund të kishte rënë pre e abuzimit me veprime të turpshme, shkruan Panorama.
Pavarësisht provave që paraqiti i moshuari dhe avokati i tij, gjykata vendosi që bazuar në kërkesën e prokurorisë, të caktojë masën “arrest me burg” për 63-vjeçarin. Ai do të mbahet në qeli, ndërsa hetimet ndaj tij vazhdojnë me qëllim gjetjen e provave të reja që do të hidhnin dritë mbi ngjarjen e rëndë.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...