Zëvendëskryeministrja e Shqipërisë, Belinda Balluku nëpërmjet një postim në rrjetet e saj sociale deklaroi se ndjehet e nderuar për marrjen e detyrës së drejtimit politik të qarkut të Fierit.
Ajo u shpreh se mesazhet dhe urimet ia shtojnë përgjegjësinë teksa kërkoi që secili të ndihet pjesë e një skuadre të madhe që do të punojë për fitoren në zgjedhjet e 2025-tës, shkruan Arbresh.info.
“Ndihem e vlerësuar dhe shumë e motivuar me detyrën e re të caktuar nga Kryetari, @ediramaal për të drejtuar qarkun e Fierit, zemrën e Partisë Socialiste! Qindra mesazhe dhe urime, të cilat më shtojnë përgjegjësinë dhe përulësisht dua që secili prej jush të jetë dhe të ndihet pjesë e një skuadre të madhe, që do të punojë me përkushtim për fitoren në #zgjedhjet2025 , ashtu si vetëm socialistët dinë të punojnë. Së bashku ne gjithmonë ia dalim!”, ka shkruar ajo./Arbresh.info/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...