U zgjodh anëtar i Kryesisë së PS-së, reagon Igli Hasani: Faleminderit për besimin

17:53 | 8 Shtator 2024
E.G

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani është zgjedhur anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste.

Me anë të një postimi në “X”, ai i ka falënderuar anëtarët e Asamblesë për besimin, shkruan Arbresh.info.

“Sot në Asamblenë Kombëtare votuam për ekipin drejtues të Partisë Socialiste, duke nisur punën për të ndërtuar skuadrën përfaqësuese për SHQIPËRINË 2030. Faleminderit anëtarëve të Asamblesë për besimin e dhënë si anëtar i kryesisë së Partisë Socialiste”, ka shkruar ai./Arbresh.info/

Të ngjashme